RTV AHIRETI
FutbollLajmeLajmetSport

“Kuqezinjtë” gati për duelet me Çekinë e Gjeorgjinë

“kuqezinjte”-gati-per-duelet-me-cekine-e-gjeorgjine

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, të hënën zyrtarisht ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që i luan këtë muaj.

Të premten, Shqipëria luan me Çekinë kurse tri ditë më vonë përballet me Gjeorgjinë, ndeshje këto që i luan në udhëtim.

Në konferencën për shtyp të mbajtur të hënën, janë paraqitur mbrojtësi Arlind Sadiku dhe mesfushori Adrion Pajazit, i cili për herë të parë është ftuar në Kombëtaren A.

Pajaziti u shpreh shumë i lumtur që do të jetë pjesë e këtij grumbullimi, ndërsa shtoi se është gati për ta dhënë kontributin e tij te Shqipëria.

“Besoj që jam shumë gati pasi jam në formë të mirë. Nuk do të jetë e lehtë, por jam gati. Kam besim te vetja, edhe çunat më kanë pritur dhe më kanë bërë të ndihem mirë. Dua që të tregoj veten dhe të marr sërish ftesën. Të jem lojtar i afirmuar në Kombëtare dhe në terma afatgjatë dua që të kualifikohemi në Botëror”, tha Pajaziti.

Ndërkohë, Ajeti foli për kundërshtarët me të cilët Shqipëria do të përballet në kuadër të grupit të saj në Ligën B. Ai insistoi se Shqipëria e njeh mirë si Çekinë ashtu edhe Gjeorgjinë, duke shtuar se synimi është që të marrin pikët e plota nga këto dy përballje.

“Cilësitë i kemi për të dalë si fitues, duhet të bëjmë maksimumin, të shfrytëzojmë cilësitë tona dhe të besojmë se janë dy ndeshje shumë të vështira. Unë kam shumë besim”, u shpreh Ajeti.

Aktualisht, Shqipëria është e dyta në grupin B1 me tri pikë të mbledhura, tri më pak se Gjeorgjia që prinë në tabelë pas dy ndeshjeve të luajtura.

Related posts

Pakistani kryen me sukses lëshimin trajnues të ra’ketës ba’listike tokë-tokë Shaheen II

rezart morina

Qeveria e re britanike merr vendimin: Të burgosurit që kanë kryer 40% të dënimit do të lirohen! Kush përfiton

admin

Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004 në Kosovë, flasin juristët

admin