Djathi përmban vitamina, kalcium, karbohidrate, proteina, përbërës që janë të dobishëm për trupin. Kushdo që është i fiksuar pas djathit thotë se nuk mund të jetojë pa e konsumuar atë në baza ditore, por shqetësohet edhe për problemet e mundshme që mund të shkaktojnë sasi të mëdha.
Megjithatë krahas përfitimeve të shumta, ka disa rreziqe që lidhen me konsumimin e djathit.
Kontaminimi nga listeria
Djathërat e butë ndonjëherë janë të kontaminuar me listeria, veçanërisht nëse janë bërë me qumësht të papasterizuar ose të papërpunuar. Ngrënia e ushqimit të kontaminuar me bakterin listeria mund t’ju sëmurë.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë shmangien e djathrave të buta, përveç nëse në etiketë thuhet qartë se produkti është bërë me qumësht të pasterizuar. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për: gratë shtatzëna, fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje specifike.
Alergjitë dhe intoleranca
Disa njerëz shmangin djathin për shkak të intolerancës ndaj laktozës ose alergjisë ndaj qumështit. Djathi përmban laktozë, një sheqer që nuk mund të tretet nga njerëzit intolerantë, sepse trupit të tyre i mungon enzima që e zbërthen atë. Në këto raste, konsumimi i laktozës mund të çojë në probleme të tretjes si gazra, fryrje dhe diarre.
Për fat të mirë, shumë djathëra të fortë dhe të vjetër janë të ulët në laktozë. Njerëzit me intolerancë ndaj laktozës mund t’i hanë ato në sasi të vogla. Disa njerëz mund të përdorin pilula ose pika të laktazës për të parandaluar simptomat, por është më mirë të bisedoni me një mjek përpara se ta provoni këtë.
Njerëzit që janë alergjikë ndaj qumështit nuk mund të hanë djathë ose ushqime të tjera që përmbajnë qumësht. Një alergji ndaj qumështit do të thotë që trupi juaj ka një reagim imunitar ndaj një ose më shumë proteinave të qumështit, siç është kazeina.
Kazeina është një nga proteinat kryesore që gjendet në qumësht dhe është gjithashtu një përbërës në disa djathra me bazë soje. Simptomat e alergjisë ndaj qumështit mund të shfaqen herët në jetë, para moshës një vjeçare. Ndërsa simptomat ndryshojnë, për disa njerëz alergjia mund të bëhet kërcënuese për jetën.