RTV AHIRETI
Shëndetësi

Kur të mësoni të mirat shëndetësore të qumështit me mjaltin, nuk do hiqni dorë prej tyre

kur-te-mesoni-te-mirat-shendetesore-te-qumeshtit-me-mjaltin,-nuk-do-hiqni-dore-prej-tyre

Mjalti është përdorur prej kohësh si ilaç natyral, për shkak të vlerave ushqyese dhe funksioneve të ndryshme që mbart. Nga ana tjetër, qumështi është i pasur me vitamina, minerale dhe proteina, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin tonë. Kombinimi i të dyjave mund të japë përfitime tek të gjithë njerëzit.

1. Pastron lëkurën

Përzierja e qumështit me mjaltin ka veti pastruese dhe antimikrobike. Përzieni 3 lugë qumësht me një lugë mjaltë dhe me anë të një pambuku pastroni fytyrën.

2. Lehtëson tretjen

Qumështi ka veti prebiotike që stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve. Këto shërbejnë si ndihmë për zorrët dhe sistemin e tretjes.

3. Ndikon në qëndrueshmëri

Qumështi me mjaltë nëse pihet çdo mëngjes, ju rrit rezistencën e trupit.

4. Forcon kockat

Mjalti ka një aftësi të jashtëzakonshme për të vepruar si transportues i lëndëve ushqyese.

5. Lufton pagjumësinë

Konsumimi i një gote qumësht me mjaltë para se të shtriheni për të fjetur është mënyra më e mirë për të luftuar pagjumësinë.

6. Ngadalëson plakjen

Kombinimi i qumështit me mjaltin ka shumë përfitime duke e bërë trupin tuaj më të shkathët dhe më rinor, shkruan shije.al.

7. Ka veti antibakteriale

Konsumi i tyre mundëson asgjësimin e disa baktereve.

Related posts

Me 60 euro në muaj në fruta e perime ulni rrezikun e sëmundjeve të zemrës

admin

Pse në disa vende të botës vezët nuk ruhen në frigorifer

rezart morina

Kjo është arsyeja pse duhet të pini ujë me limon çdo ditë

rezart morina