RTV AHIRETI
Shëndetësi

Kura me 40 arra të gjelbra të pabëra: Për tiroidet, gjakun dhe energjinë!

kura-me-40-arra-te-gjelbra-te-pabera:-per-tiroidet,-gjakun-dhe-energjine!

Në treg kanë dalë arrat e gjelbra të pabëra të cilat ofrojnë vlera vërtet të rëndësishme për shëndetin. AgroWeb thote se kur bashkoni arrat e gjelbra me mjaltë, ju arrini të përgatisni një shurup me vlera të mirëfillta shëndetësore.

Ky kombinim i fuqishëm krijon mirëqënie fizike dhe energjike. Ai rrit aktivitetin hormonal, ka efekt pozitiv dhe ndihmon fort për problemet e tiroides, rikthen qelizat dhe neutralizon helmet në organizëm. Arrat e gjelbra të freskëta përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës C, jodit dhe shumë vitamina të tjera.

Me arrat e gjelbra të pabëra përgatitet një shurup mirëbërës me mjaltë që vlen për personat me probleme tek tiroidet, veçanërisht në rastet e hipotirodizmit, kur tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone.

Ky kombinim i vlerave të arrave të pabëra u serviret edhe fëmijëve me fizik të dobët dhe me imunitet të ulët. Një tjetër përdorim shurupi me arra të gjlbra të pabëra me mjaltë, ka edhe tek personat anemikë.

Kur kombinohen me mjaltë, arrat e gjelbra të pabëra kanë efekt pozitiv në rastin e anemisë dhe nxisin pastrimin e mëlçisë, stomakut dhe gjakut. Ky shurup është gjithashtu i dobishëm për gjendrën e tiroides dhe funksionet e saj, sëmundjet e fytit dhe rrugëve të frymëmarrjes. Shurupi vlen sidomos për bronkitin.

AgroWeb.org raporton se shurupi me arra të gjelbra dhe mjaltë gjithashtu përmirëson sistemin imunitar, lehtëson problemet e shkaktuara nga menopauza, obeziteti dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes.

Si ta përgatisni shurupin me arra të gjelbra të pabëra

Përbërësit: 40 arra të reja të gjelbra të freskëta

Përdorni doreza kur prisni arrat e reja në mënyrë që të mos ngjyrosni gishtat.

Përgatitja: Lajini arrat e reja mirë. Më pas thajini dhe pritini në katër pjesë. Vendosini të gjitha pjesët e prera në një enë të madhe xhami dhe shtoni mjaltin. Mbylleni enën mirë dhe lëreni në një vend me diell për 1 muaj. Tundeni dhe rrotullojeni enën kokëposhtë një herë në javë.

Arrat do të çlirojnë përmbajtjen e tyre shëruese duke i dhënë mjaltit një ngjyrë të errët. Gjithashtu edhe trashësia e mjaltit do të hollohet. Sapo të përfundojë periudha prej 1 muaj, ju duhet t’i hiqni pjesët e arrave nga ena. Lëngu që përftohet është shërim për organizmin. Ruajeni shurupin në një zonë të errët dhe të freskët. Gjatë ditëve të nxehta, mund ta ruani edhe në frigorifer por jo në ngrirje.

Konsumimi: Doza për të rriturit është një lugë çaji në ditë, mundësisht në mëngjes në stomak bosh.

Për fëmijët mbi 5 vjeç deri në 10 vjeç mund të përdorni gjysmën e dozës së të rriturve.

Related posts

Këto janë shenjat e hershme të problemeve të zemrës

rezart morina

Shenjat që tregojnë kur sistemi tretës nuk gëzon shëndet të plotë

rezart morina

​Fishkëllimat në vesh të lidhura me sëmundje neuro-degjenerative?

rezart morina