Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot është hapur aplikimi për subvencionimin për efiçiencë të energjisë për cdo shtëpi.
Sipas kryeministrit, ky aplikim do të zgjasë dy javë.
“Sapo u hap afati për aplikim për subvencionimin për efiçiencë të energjisë për shtëpitë tuaja e që do të zgjasë dy javë. Thirrja e kaluar, e cila njëjtë si kësaj here ishte përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian, u mbyll para afatit për shkak të interesimit të lartë. Prandaj aplikoni sa më parë, që të mund të siguroheni që përfitoni nga ajo”, ka shkruar Kurti në Facebook.