Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin të pengjeve e rritje të ndihmës humanitare.
Ai në X ka thënë se i bashkohet thirrjes së zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris dhe liderëve tjerë botërorë për një armëpushim në Gaza.
Banorët e Gazës po përballen me krizë humanitare të cilët po përballen me sulme nga forcat izraelite.
Konflikti Izrael- Palestinë u rikthye më 7 shtator të vitit të kaluar, ku grupi militant Hamas kreu një sulm brenda territorit izraelit ku la të vrarë qindra persona.
Si reagim ndaj këtij sulmi, Izraeli mori një ofensivë në Gaza ku vrau mbi 30 mijë njerëz shumica civilë