RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeShëndetësi

Kurti bisedë telefonike me Scholz: Gjermania ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE

kurti-bisede-telefonike-me-scholz:-gjermania-ta-mbeshtese-anetaresimin-e-kosoves-ne-kie

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz gjatë të cilës ia ka nënvizuar shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, në përputhje me rekomandimet e Asamblesë Parlamentare.

Kurti po ashtu ka thënë se ia ka rikonfirmura Scholzit angazhimin për ta zbatuar plotësisht Marrëveshjen Bazë.

“Në një telefonatë me kancelarin gjerman Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e PACE. Po ashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në “X”.

Related posts

Osmani: Miqësinë e përhershme me Amerikën e kemi testament nga presidenti Rugova

admin

Pas Kurtit, Lajçak shkon për ta takuar Vuçiqin në Serbi

rezart morina

AGK: Kosova shënon regres alarmant për 19 vende në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij

RTI