RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti dhe Tërnava vizitojnë xhaminë e Çarshisë së Novobërdës

kurti-dhe-ternava-vizitojne-xhamine-e-carshise-se-novoberdes

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun, dhe me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavën dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë vizituar xhamin e “Osman Efendiut” apo Xhaminë e Çarshisë së Novobërdës.

Kjo u bë për të parë nga afër punimet në restaurimin e kësaj xhamie.

“Xhamia e “Osman Efendiut” është rikonstruktim i shekullit XVIII dhe është në proces të restaurimit që nga fundviti i kaluar. Procesi i restaurimit është duke u mbështetur nga BE-ja dhe duke u implementuar nga zyra e UNDP-së në Kosovë. Ajo është ndër së paku pesë xhamitë sa ishin ndërtuar në periudhën osmane, 1455, shek. XX në qytetin e Novobërdës”, shkruan në njoftimin e BIK-ut.

Related posts

Turqi-Katar: 50 vjet raporte diplomatike, dakordësi për të rritur lidhjet

rezart morina

10 orë bisedime në Ohër, Kurti e Vuçiq vazhdojnë takimin

rezart morina

Incidenti në Aeroport me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, MPB e Maqedonisë së Veriut jep versionin e saj

admin