RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti falënderon Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e djeshëm në takimin e Komitetit të Ministrave

kurti-falenderon-mbreterine-e-bashkuar-per-qendrimin-e-djeshem-ne-takimin-e-komitetit-te-ministrave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Kurti dhe Hargreaves kanë diskutuar për rezultatin e mbledhjes së djeshme në Këshillin e Evropës, si dhe për çështjet bilaterale dhe rajonale.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje gjatë takimit të Komitetit të Ministrave.

“Kryeministri e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje gjatë takimit të komitetit të ministrave në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. E falënderoi gjithashtu edhe për mbështetjen në projektet e përbashkëta, ku veçoi ndihmën për zgjerimin e projektit për verifikimin e diplomave për studentët nga komuniteti serb për qëllime punësimi në institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, në takim është diskutuar edhe për rezultatet e takimit e tretë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP6) për Planin e Rritjes që u zhvillua dje në Kotorr të Malit të Zi dhe Deklaratën e Përbashkët nga ky takim.

“Kujtojmë që Deklarata e Përbashkët nga samiti i djeshëm në Kotor, mes tjerash bën thirrje për trajtim të barabartë në CEFTA, zbatim të plotë marrëveshjeve të arritura në Procesin e Berlinit si dhe kërkon që vendet e Ballkanit Perëndimor Gjashtë të bëhen pjesë e Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave (AMLA) të Bashkimit Evropian për të rritur integritetin financiar dhe për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit financiar”.

Related posts

Dha dorëheqjen dhe u largua nga vendi pas protestave në Bangladesh, kush është Sheikh Hasina? Ikona pro-demokracisë që u bë autokrate

admin

Turqia dërgon ndihma për Bangladeshin e goditur nga përmbytjet

RTI

Çmimi bananes do të shtrenjtohet, si do të ndikojnë rritja e temperaturave

admin