RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti flet me Borrellin: De-eskalimi nënkupton sundim të ligjit që i zmbrapsë kriminelët

kurti-flet-me-borrellin:-de-eskalimi-nenkupton-sundim-te-ligjit-qe-i-zmbrapse-kriminelet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është në kontakt të përditshëm me zyrtarët e Brukselit.

Reagimi i tij vjen pasi Kosova u ndëshkua nga BE-ja, për shkak të zhvillimeve të fundit, veçmas në veri të vendit.

Megjithatë, shefi i qeverisë tregoi se të dielën ka biseduar për gjysmë ore me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell.

“Me Bashkimin Evropian unë jam në kontakt të përditshëm, me Brukselin. Dje kam biseduar në telefon për gjysmë ore edhe me Përfaqësuesin e Lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme zëvendës presidentin e Komisionit Evropian, zotin Josep Borrell”.

Mes tjerash, Kurti theksoi se është i interesuar për deeskalim të situatës dhe për normalizim.

“Pra, unë jam në kontakt edhe me ndërmjetësin Lajçak, emisarin special. Jam i interesuar edhe për de-eskalim, jam i interesuar edhe për normalizim. De-eskalimi nënkupton sundim të ligjit që i zmbrapsë këta kriminelët duke i detyruar të ballafaqohen me drejtësinë ose edhe të shkojnë në Serbi”, tha Kurti.

Related posts

Ushtria izraelite në ditën e parë të Ramazanit kreu bastisje në Bregun Perëndimor

admin

Ministri i Jashtëm turk diskuton mbi situatën e fundit në Gaza me homologun e tij të Katarit

RTI

Arrestohet “Bio Mulaku”, prezantohej si mjek popullor

rezart morina