Kryeministri Albin Kurti ka ndarë pamje nga vizita e sotme që bëri bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në Termocentralin “Kosova B”, ku mbikëqyrën punimet në remomntet që po bëhen.
Kurti ka thënë se KEK po vijon të forcohet çdo ditë, derisa përmendi edhe punësimin e 149 punëtorëve të rinj.
“KEK-u vijon të forcohet çdo ditë. Ajo e gëzon vëmendjen dhe përkrahjen e shtetit. Radhëve të saj, iu shtuan nga sot edhe 149 punëtorë të rinj. Publikja është e jona, e të gjithëve dhe secili mund të kontribuojë për ta mirëmbajtur e zhvilluar atë. Me profesionistët e duhur nga fushat përkatëse, me mbështetjen dhe dhënien e mundësive e hapësirës veçanërisht për sa më shumë të rinj e të reja, e ndërtojmë të tashmen dhe të ardhmen e sferave institucionale të shtetit tone”, ka shkruar Kurti.
Ai ka ndarë edhe një pjesë nga fjalimi që mbajti para punëtorëve të rinj. Kurti ka thënë se punësimi i tyre është lajm i mirë për shtetin dhe qytetarët për shkak se duan që të ketë furnizim sa më të qëndrueshëm me energji elektrike, me çmime sa më të përballueshme.
The post Kurti flet para të punësuarve të rinj në KEK, do “furnizim të qëndrueshëm me energji dhe çmime të përballueshme” first appeared on Radio Televizioni Iliria.