RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti fton komunitetin joshumicë që aplikojë për punësim në institucionet publike

kurti-fton-komunitetin-joshumice-qe-aplikoje-per-punesim-ne-institucionet-publike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje të rinjve e të rejave të komunitetit joshumicë, që të aplikojnë në thirrjet e hapura për punësim në institucionet publike të Kosovës.

Kurti ka thënë se për mundësi të barabarta duhet të shpërndahet barazia.

“Para këtij adresimi, keni mund të shihni e dëgjoni përmes fushatës “Shpërndaje barazinë”, shumë tregime frymëzuese të bashkëqytetarëve tanë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjipitian në Kosovë, të cilët kanë shumë vite që janë duke kontribuar për të fuqizuar edhe më tutje të gjitha institucionet tona publike. Por njëherësh, edhe shumë histori sfidash e vështirësish”, thotë Kurti në video.

Kurti tha se kontributi dhe pjesëmarrja e komunitetit joshumicë në jetën institucionale janë qenësore për shtetin, republikën, dhe shoqërinë.
“Ne e kemi themeluar ekipin ndëristitucional për promovimin dhe punësimin e komuniteteve të nënpërfaqësuara me synim që të përmbushim dhe të respektojmë kuotën prej 10 për qind, siç parashihet me ligjet tona”, tha Kurti.

Related posts

Kufomat e foshnjave dhe fëmijëve palestinezë janë gjetur të vdekur dhe të dekompozuar në Spitalin e Fëmijëve Al-Nasr

admin

Erdoğan: Kemi marrë vendim për udhëtim mes Bosnjë e Hercegovinës dhe Turqisë me letërnjoftime

admin

Nafta në Kosovë lirohet në 1.79 cent

admin