RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Hapja e Urës së Ibrit s’është kundër askujt

kurti:-hapja-e-ures-se-ibrit-s’eshte-kunder-askujt

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë nuk është kundër askujt, e aq më pak partnerëve të Kosovës.

Në hyrjen e mbledhjes së 216-të të Qeverisë së Kosovës, Kurti ka thënë se Kosova është shtet normal dhe se si i tillë duhet t’i ketë edhe urat normale – të hapura.

“Me komandantin e KFOR-it mbrëmë kemi biseduar edhe për hapjen e Urës mbi Ibër, të cilën ne e konsiderojmë si një gjë të drejtë, të nevojshme dhe të dobishme për të gjithë. I kemi mirëpritur raportet preliminare të vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës, rezultatet përkatëse që i kemi ndarë dje menjëherë edhe me komandantin e KFOR-it dhe ekipin e tij në frymën e konsultimeve dhe koordinimeve të vazhdueshme. Qeveria dhe unë besojmë se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin, shoqërinë dhe shtetin, qytetarët dhe komunitetet. Do të vazhdojmë diskutimet dhe koordinimin me partnerët tanë. Hapja e urës s’është kundër askujt, aq më pak partnerëve tanë. Kosova është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura”, ka thënë Kurti.

Partnerët ndërkombëtarë kanë kritikuar Kosovën duke e cilësuar planin si “veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar”. Edhe KFOR-i ka thënë se çfarëdo vendimi për hapjen e urës duhet të merret në dialog.

Një ditë më parë, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, u shpreh se ekziston rrezik me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë. Sipas tij, kjo mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

Ndahen 4 milionë euro për “Trepçën”

Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë e 14 mijë euro për mbështetje të “Trepçës”.

Paratë janë marrë nga kategoria e subvencioneve dhe transfereve nga pakoja e ringjalljes ekonomike.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar në hapje të mbledhjes për subvencionimet që dë të bëhen në shëndetësi, arsim dhe për “Trepçën”.

“4 milionë euro dedikuar mbështetje për Trepçën në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale, ku ndërmarrja nuk ka arritur t’i sigurojë pagat nga xehja e nxjerrë. Duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë, për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, ka thënë ai.

Për arsim janë ndarë 6.5 milionë euro për t’i plotësuar mungesat për subvecionimin e prindërve për blerje të teksteve shkollore. E në shëndetësi janë ndarë 1.77 milionë euro për funksionalizimin e Poliklinikës në Podujevë.

Related posts

Mbreti i Spanjës, Felipe VI bën thirrje për armëpushim të përhershëm në Gaza

admin6

“Rritje rekord e kriminalitetit me motive politike e fetare”/ DW: Edhe në Gjermani ndihen pasojat e sulmit terrorist të Hamasit radikal-islamik

admin

Scholz në favor të pranimit të Bashkimit Afrikan në G20

rezart morina