RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti i quan të fuqishme lidhjet e Kosovës me Zvicrën, thekson bashkëpunimin ekonomiko-kulturor

kurti-i-quan-te-fuqishme-lidhjet-e-kosoves-me-zvicren,-thekson-bashkepunimin-ekonomiko-kulturor

Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas takimit me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, deklaroi se lidhjet e shtetit tonë me atë zviceran janë të fuqishme.

Kurti po ashtu tha se mërgata atje, është ura që jo vetëm që na lidh me shoqërinë zvicerane, por edhe që ndihmon zhvillimin dhe progresin e vendit tonë.

“Mirëpritëm Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer bashkë me delegacionin e udhëhequr nga ai, pjesë e së cilës ishin dhe dy miq të Kosovës, bashkëkryetarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Zvicër-Kosovë, Cédric Wermuth dhe Marc Jost. Lidhjet e shtetit tonë me Zvicrën janë të fuqishme dhe karakterizohen veçanërisht nga bashkëpunimi në aspektin ekonomiko-kulturor. Mërgata atje, është ura që jo vetëm që na lidh me shoqërinë zvicerane, por edhe që ndihmon zhvillimin dhe progresin e vendit tonë”, shkroi ai në Facebook.

Related posts

Trump nis fushatën për zgjedhjet presidenciale 2024

admin

Çmimi i gazit mbetet i njëjtë, nafta dhe benzina lirohet me nga 2 cent

admin

Biden fajëson udhëtimet për performancën e dobët në debatin presidencial

RTI