RTV AHIRETI
Lajme

Kurti inkurajon viktimat e dhunës seksuale në luftë që ta thyejnë heshtjen

kurti-inkurajon-viktimat-e-dhunes-seksuale-ne-lufte-qe-ta-thyejne-heshtjen

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar gratë, vajzat, burrat e djemtë që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës të thyejnë heshtjen për krimin e përjetuar.

Kurti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se dhuna seksuale është përdorur si armë lufte nga Serbia gjatë viteve 1998-99, teksa ka shtuar se ky është krim jo vetëm ndaj individit, por ndaj gjithë shoqërisë.

“Në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, bëjmë thirrje për solidaritet nga familjet dhe shoqëria. Është detyrim yni i përbashkët t’i përkrahim të mbijetuarat. Të jemi zë i fuqishëm e krah i fortë. Sot dhe përherë. Në kujtim të viktimave që kanë humbur jetën, përkulemi me respekt. Nderojmë të mbijetuarat për forcën e qëndresën e tyre. Angazhohemi për mbështetje institucionale dhe për drejtësi”, shkroi ai.
Kryeministri më tej ka njoftuar se përmes ndryshimit të ligjit është zgjatur afati për aplikim për njohjen e statusit, viktimë e dhunës seksuale, deri më 15 maj 2025.

“Përmes ndryshimit të ligjit e kemi zgjatur afatin për aplikim për njohjen e statusit, viktimë e dhunës seksuale të luftës, deri më 15 maj 2025. Duke ua njohur vuajtjet grave dhe vajzave, burrave dhe djemve të mbijetuar, ne i inkurajojnë që të thyejnë heshtjen për këtë krim lufte”, u shpreh Kurti.

The post Kurti inkurajon viktimat e dhunës seksuale në luftë që ta thyejnë heshtjen first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Turqia reagon ndaj mesazheve të ministrit të Jashtëm izraelit

RTI

Pritje të gjata në disa pika kufitare

rezart morina

Sveçla: Kemi mjaftueshëm dëshmi për sulmin në Banjskë, Prokuroria t’i publikojë rezultatet

rezart morina