RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti kërkon zbatim pa vonesa të Marrëveshjes së Ohrit në takim me Dendiasin

kurti-kerkon-zbatim-pa-vonesa-te-marreveshjes-se-ohrit-ne-takim-me-dendiasin

Kryeministri i Kosovës, ka kërkuar zbatim të plotë, pa vonesa dhe pa kushtëzime të Marrëveshjes së Ohrit, të arritur më 18 mars me Serbinë, në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, të shtunën.

Kurti u takua me Dendiasin në ditën e dytë të Forumit Ekonomik në Delphi të Greqisë.

Në takim, siç ka njoftuar Kryeministria, janë diskutuar zhvillimet e fundit dhe pritjet për takimin e nivelit të lartë më 2 maj në Bruksel.

“Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, rezultatet dhe rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës të dielën e javës së kaluar, nevojën për zbatim të plotë, pa vonesa dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit me Serbinë dhe për pritjet e takimit të nivelit të lartë politik me 2 maj në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”; thuhet në njoftim.

Përveç zhvillimeve të fundit, Kurti diskutoi me Dendiasin edhe mënyrat se si mund të avancohen më tej marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë, të rriten shkëmbimet tregtare e investimet e huaja.

Takimi i sotëm i Kurtit me Dendiasin ishte i dhjeti në dy vjet. Muajin e kaluar, ministri grek kishte vizituar Kosovën. Ishte vizita e tij e gjashtë zyrtare në Kosovë.​

Pavarësisht përpjekjeve, Greqia ende s’e njeh Pavarësinë e Kosovës.

Related posts

Si e marrin avionët luftarakë rusë “fuqinë e trurit” nga Perëndimi?

admin

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë

rezart morina

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Nepal, shkon në 66 numri i viktimave! 69 persona mbeten të zhdukur

admin