Ditë më parë për vizitë ishte shefi i CIA-s, William Burns, teksa nesër për vizitë është Thomas Goffus, ndihmës-sekretar i Përgjithshëm për Operacionin e NATO-s, sot delegacioni danez i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, teksa javën e ardhshme, dy ministra të Jashtëm të dy shteteve anëtare të NATO-s.
“Mbështetja e tyre është e palëkundur, bashkëpunimi i gjerë dhe i fuqishëm, kurse përkushtimi i përbashkët është serioz dhe produktiv në shërbim të paqes dhe sigurisë të cilat ecin paralelisht me sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe progresin demokratik dhe ekonomik”, tha Kurti.
“Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për të cilën jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme si dhe punët tona të shtëpisë, si për shembull, trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës teksa presim raportin final, e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull”, ka thënë Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë.
“Hapja e urës është liri e lëvizjes, e liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Republikën e Kosovës, ashtu edhe në Bashkimin Evropian”.
The post Kurti komenton vizitat e fundit, thotë se po e presin raportin final për Urën e Ibrit first appeared on Radio Televizioni Iliria.