RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Kurti në “Karvanin e Diasporës”: Çdo shqiptar në diasporë është ambasador i yni

​kurti-ne-“karvanin-e-diaspores”:-cdo-shqiptar-ne-diaspore-eshte-ambasador-i-yni

Kryeministri Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë në aktivitetin “Karvani i Diasporës” që sot u ndal në Komunën e Podujevës.
Ai ka falënderuar bashkatdhetarët e shumtë që asnjëherë nuk po e harrojnë Kosovën, nuk po e harrojnë Podujevën, dhe po vinë këtu të çmallen me familjen e tyre, por edhe me miq e dashamirë që i kanë në vendlindje.

“Republika e Kosovës i ka 1.85 milionë banorë, po i ka rreth 2.5 milionë qytetarë. Pra mund të thuhet që gati çdo i treti që është qytetar nuk është edhe banor. Ne e kemi diasporën, mërgatën shumë të madhe dhe ajo ka pasur një rol të madh historik në politikë, ekonomi dhe kulturë”, tha Kurti.

Më tej, ai tha se duke iu falënderuar mërgatës sonë, ne e kemi financuar luftën çlirimtare dhe e kemi sot lirinë, por gjithashtu duke iu falënderuar mërgatës sonë ne e kemi edhe paqen sociale për shkak të dërgesave, remitancave që i dërgon ajo.

Kryeministri Kurti tha se kanë nisur dialogun me diasporën dhe gjithashtu fushatën “Shijojeni Kosovën”.

“Jemi të interesuar që fëmijët e bashkatdhetarëve tanë sa më shumë të mirëpriten në Kosovë dhe pushimin që e bëjnë këtu ta shfrytëzojnë për të mësuar shqipen më mirë dhe për t’u njoftuar më shumë me kulturën e prindërve të tyre, me kulturën e paraardhësve të tyre. Ne kemi programin “Diplomacia qytetare”, pasi konsiderojmë që bashkatdhetari ynë është diplomati më i madh i Kosovës, çdo shqiptar që është në diasporë është ambasador i yni”, tha Kurti.

Ndryshe, “Karvani i diasporës” ka nisur ditë më parë me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve në vendlindjet e tyre. Aktiviteti organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit.

Related posts

Kurti: Marrëdhëniet me ShBA-në janë shumë të mira

RTI

Rrjeti i “ka’mpeve të to’rturës” në Iz’rael

RTI

DW: Berlini po përgatitet edhe për skenarin më të keq, një fitore të mundshme të Donald Trump

admin