RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Në ShBA kërkova më shumë trysni ndaj Serbisë për Radoiçiqin

kurti:-ne-shba-kerkova-me-shume-trysni-ndaj-serbise-per-radoiciqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë që në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë kërkesë që bota perëndimore e demokratike t’i bëjnë më shumë trysni Serbisë për dorëzimin e Milan Radoiçiqit.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti theksoi se për sulmin në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë, tash heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku, Serbia nuk është mbajtur përgjegjëse, shkruan teve1.info

Tutje, ai ka thënë se Serbia vijon të mos dorëzojë drejt autoriteteve kosovare, kryekriminelin Milan Radoiçiqit.

“Para katër ditësh u mbushën plot 11 muaj nga agresioni i Serbisë ndaj vendit tonë, kur u vra rreshteri i Policisë, tash heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku. Për këtë sulm Serbia ende nuk është mbajtur përgjegjëse dhe vijon të mos dorëzojë drejt autoriteteve tona kryekriminelin e saj, Milan Radojçiq. Edhe gjatë qëndrimit në ShBA, në takimet bilaterale me senatorë e kongresistë amerikanë, në margjina të Konventës së Demokratëve, kërkova që të ketë më shumë trysni nga bota perëndimore e demokratike, për vënie para drejtësisë, kundrejt akteve terroriste e destabilizuese të Beogradit zyrtar dhe individëve përkatës përgjegjës”, ka thënë Kurti.

Related posts

Mbreti Abdullah i Jordanisë thotë se bota ‘nuk mund të përballojë’ sulmin izraelit në Rafah

admin

Pasi u shkarkua nga pozita e shefit të BIA-s në Serbi, Dodik emëron Vulinin senator në Republikën Srpska

admin6

VOA: Evropianët po kërkojnë të mbrojnë NATO-n, mes shqetësimeve mbi rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

admin