Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas tërmetit shkatërrues në Turqi.
Kurti ka shprehur ngushëlkimet e tij për popullin turk dhe atë të Sirisë, si dhe për familjet e viktimave.
I pari i Qeverisë ka thënë se Kosova është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë.
“Në vazhdën e tërmetit shkatërrues të mëngjesit të sotëm, shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për popullin e Turqisë dhe Sirisë, për familjet e viktimave dhe për ata që mbetën papritmas pa shtëpi. Republika e Kosovës është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë”, ka shkruar Kurti.