Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se mbrëmë ka biseduar nëpërmejt telefonit me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Joseph Borrell, të cilin e ka informuar se nga 843 qortime të dhëna deri më tani nga policia për drejtuesit e makinave me targa pa leje, 0 incidente apo ankesa.
Kurti ka shkruar në Twitter se nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve.
“Mbrëmje vonshme në Kosovë për mua, natë vonshme në Emiratet e Bashkuara Arabe për të, një telefonatë e mirë me përfaqësuesin e lartw, Josep Borrell. Nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve. E informova atë se nga 843 qortime të dhëna deri më tani nga policia për vozitësit e makinave me targa pa leje, ka pasur 0 incidente apo ankesa“, ka shkruar ai.