RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Pas fushatave vrastare, preokupimi i Serbisë ishte fshehja e krimeve dhe zhdukja e gjurmëve

kurti:-pas-fushatave-vrastare,-preokupimi-i-serbise-ishte-fshehja-e-krimeve-dhe-zhdukja-e-gjurmeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar vrasjen e 86 civilëve nga forcat serbe në Polac të Skenderajt në vitin 1998.

Kurti ka thënë se gjatë ofensivave të ushtrisë dhe policisë serbe u vranë 78 civilë, ndërsa 8 dëshmorë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Por gjatë ofenzivave të ushtrisë dhe policisë së Serbisë në verën e vitit 1998 mbi fshatrat e Drenicës dhe veçanërisht gjatë fushatave kriminale të forcave të armatosura të Serbisë, në Polac u vranë 86 njerëz: 78 viktima civile të paarmatosura dhe 8 dëshmorë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Nga të vrarët në Polac, 12 persona ishin nga lagjja Kerolli, 11 nga lagjja Kabashi, 11 nga lagjja Veliu, 11 nga lagjja Xani, 8 nga lagjja Koci, 4 nga lagjja Aliuka, 3 nga lagjja Hoti, si dhe nga lagje të tjera”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka shkruar se pas fushatave vrastare, Serbia kishte preokupim fshehjen e krimeve dhe zhdukjen e gjurmëve.

“Pas fushatave vrastare të kryera mbi shqiptarët e Kosovës, preokupimi më i madh i shtetit të Serbisë ishte fshehja e këtyre krimeve dhe zhdukja e gjurmëve, që kryesisht synohej përmes zhdukjes së trupave të pajetë. Shtatë banorë të Polacit janë ende të pagjetur, teksa autoritetet e Serbisë i refuzojnë dhe i bishtnojnë bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare. Në kohën e luftës, 20 banorë të Polacit u mbijetuan plagëve”

“Gjatë viteve 1998-1999, policia dhe ushtria e Serbisë e dogjën dhe e shkatërruan pothuajse tërësisht fshatin Polac. Mbi 450 shtëpi banimi, oda pritjesh e ahrije u dogjën, duke e vështirësuar edhe më shumë kthimin në fshat dhe rindërtimin e jetës në Polac pas luftës.”

Kurti ka thënë se shteti dhe shoqëria e Kosovës do të kujdesen për trashëgiminë e luftës së popullit.

“Shoqëria dhe shteti i Kosovës do të kujdesen për trashëgiminë e luftës së popullit të Kosovës. Nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për viktimat, për krimet e luftës dhe dëmet e luftës në drejtim të kriminelëve dhe në adresë të urdhërdhënësve të tyre! 25 vite pas, i kujtojmë dhe i nderojmë martirët civilë dhe dëshmorët e UÇK-së nga Polaci. Lavdi dhe mirënjohje të thellë!”

Related posts

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Prizren

admin

Edi Rama i dhuron Turqisë 1 milion euro pas tërmetit shkatërrues

admin

I akuzuari për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 9 mijë e 500 euro gjobë

RTI