RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti për hapjen e Urës së Ibrit: Po i presim QUINT-in dhe KFOR-in

kurti-per-hapjen-e-ures-se-ibrit:-po-i-presim-quint-in-dhe-kfor-in

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë gati për hapjen e urës së Ibrit, teksa shtoi se janë duke pritur miratimin e QUINT-it dhe KFOR-it.

Kurti në një deklarim për media nga veriu i Mitrovicës, tha se kanë kanë bërë vlerësimin e qëndrueshëmrisë në aspektin fizik dhe teknik së Urës së Ibrit, pastrimin e mjedisit rrotull dhe se ka kaluar një kohë nga raporti preleminar.

Më tej, ai theksoi se Ura e Ibrit duhet të hapet për automjete, sepse sipas tij liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë, raporton teve1.info

“Ne jemi gati, me konsultime dhe koordinim, po i presim QUINT-in dhe KFOR-in, ne i kemi kryer punët tona, kemi bërë përgatitjet sa i përket pastrimit, mjedisit rrotull aty, edhe vlerësimit të qëndrueshmërisë në aspektin fizik dhe teknik, tashmë kanë kaluar bukur kohë që raporti preliminar thotë se ura është e qëndrueshme, besoj ajo urë duhet të hapet edhe për automjete sepse liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë” – deklaroi Kurti para mediave.

Related posts

Letonia dhe Lituania goditen nga stuhi të fuqishme, një person humb jetën

admin

Inkursioni në rajonin e Kurskut, Ukraina: Nuk jemi të interesuar të marrim territor rus

admin

Të paktën 201 të vrarë në Gaza në 24 orët e fundit thotë Ministria e Shëndetësisë

admin