Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është pyetur sot lidhur me blerjen e luftarakeve pa pilot.
“Unë bashkëpunoj shumë ngusht për të gjitha blerjet ushtarake me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci si dhe me gjeneral lejtnant Bashkim Jashari. Sigurisht se ne do të vazhdojmë me pajisje moderne për ushtrinë tonë”, ka thënë kryeministri Kurti.
Tutje, kryeministri ka thënë se i kemi dyfishuar shpenzimet për mbrojtje, trefishuar për armatim, katërfishuar për trajnime jashtë vendit.
“Korporata “Baykar” që e prodhon dronin Bayraktar, pa dyshim që është një adresë e duhur që duhet ta kemi përherë parasysh për zhvillimin e mëtutjeshëm të ushtrisë tonë”, ka thënë Kurti në pyetjen e gazetarit të Raporto.24.
Por çfarë pajisjesh ushtarake do të blejnë e sa, Kurti ka thënë se do ta kuptojmë më vonë.