RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Po u hapim rrugë zgjedhjeve të parakohshme

kurti:-po-u-hapim-rruge-zgjedhjeve-te-parakohshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Greqia ka shkruar se po e zbatojnë marrëveshjen e arritur në Bratisllavë për de-përshkallëzimin e situatës në veri.

Kurti ka bërë të ditur se që nga java e kaluar kanë reduktuar praninë e Policisë së Kosovës me 25% në 3 objektet e komunave veriore.

Ndërkohë, ka njoftuar se kanë filluar të hapin rrugën për zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore.

“Që nga java e kaluar, ne kemi reduktuar praninë e Policisë së Kosovës me 25% në 3 objektet e komunave veriore. Tani po fillojmë ta hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme. Kosova tashmë po e zbaton me mirëbesim marrëveshjen me emisarin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak për de-përshkallëzimin të arritur në Bratislavë”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Kurti, është duke qëndruar në Kretë të Greqisë, ku po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI./

Related posts

OKB-ja reagon ndaj parlamentit iz’raelit: Zgjidhja me dy shtete nuk mund të anulohet

rezart morina

Hungaria merr përsipër presidencën e radhës me BE-në

RTI

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së: Situata në Gaza “katastrofike, e pandërgjegjshme dhe e turpshme”

admin