RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti reagon për plagosjen e dy personave në Shtërpcë: Akt i papranueshëm

kurti-reagon-per-plagosjen-e-dy-personave-ne-shterpce:-akt-i-papranueshem

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.

Ai atyre u ka dëshiruar shërim të shpejtë, teksa ka përmendur faktin se i dyshuari është arrestuar.

Kurti ka thënë se Policia është e angazhuar në kryerjen e detyrave të veta, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim.

Postimi i plotë i Kurtit:

E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë.

Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm.

Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim.

Related posts

Një tjetër fëmijë vd’es nga ur’ia në Ga’za

rezart morina

Ush’tria iz’raelite pretendon se ka gjetur kufomat e 5 pe’ngjeve në Ga’za

RTI

Izraeli përfundon operacionin ushtarak në spitalin e Gazës

rezart morina