Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Republika e Kosovës asnjëherë s’ka qenë më e fortë e sigurt dhe demokratike.
Ai pas ceremonisë së ngritjes së flamurit me rastin e 17 shkurtit, ka thënë se 16 vjetori i shpalljes së pavarësisë, pasaportën e shtetit të Kosovës e gjen më të fuqishme së kurrë.
“Ky 16 vjetor e zë Kosovë me pasaportën e saj të fuqishme si asnjëherë më parë, duke mundësuar qytetarëve të saj lëvizjen e lirë në 35 vende, gjithashtu në aspektin ekonomik dhe demokratik dhe në aspektin e sigurisë dhe integritetit Republika jonë asnjëherë nuk ka qenë më e fortë e sigurt e lirë edhe demokratike”, ka thënë Kurti.