Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me senatorin, Chris Murphy në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në margjina të Konventës Kombëtare Demokratike.
Në këtë takim, shefi i ekzekutivit ka kërkuar nga ShBA-ja që të bëjë presion tek Serbia për kthimin e kriminelit, Milan Radojçiq në Kosovë, i cili pranoi se është përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
“Tash kur po bëhen 11 muaj të vrasjes së rreshterit tonë policor Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit, është koha e fundit që kryekrimineli Millan Radojçiq t’i dorëzohet autoriteteve të drejtësisë së Kosovës dhe për këtë Kryeministri Kurti kërkoi që ShBA-të të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Pjesë e diskutimit ishte edhe dialogu Kosovë – Serbi, me ç’rast Kurti ka theksuar se për t’u zbatuar Marrëveshja Bazike nevojitet pranimi i saj edhe nga ana e Serbisë, duke e nënshkruar atë si dëshmi e garanci të angazhimit në zbatimin e marrëveshjes.
The post Kurti sërish kërkon nga ShBA-ja t’i bëjë presion Serbisë për kthimin e Radojçiqit në Kosovë first appeared on Radio Televizioni Iliria.