RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takohet me Borrellin dhe Lajçakun, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

kurti-takohet-me-borrellin-dhe-lajcakun,-kerkon-heqjen-e-masave-ndaj-kosoves

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim bilateral në Konferencën e Sigurisë në Mynih me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në takim u bisedua për procesin e dialogut, zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara, dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në dritën e shkeljeve të vazhdueshme nga Serbia, sulmit terrorist dhe paramilitar në Banjskë ndaj integritetit territorial të Kosovës dhe sigurisë kombëtare, letrave dhe deklaratave të vazhdueshme publike për mosdetyrimin ligjor të marrëveshjes për Serbinë dhe për moszbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të arritur në Bruksel dhe Aneksit të saj në Ohër, nënshkrimi i marrëveshjeve është bërë i nevojshëm si garancë e respektimit dhe zbatimit të plotë të tyre, drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri po ashtu kërkoi heqjen e masave kufizuese të padrejta të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Related posts

Bislimi-Lajçak-Petkoviq, më 4 prill takim në Bruksel

admin

Ministri kroat: Më vjen mirë që Kroacia merret nga Kosova si model për Asociacionin

rezart morina

Presidenti iranian e quan su’lmin e Iz’raelit në Bejrut “te’rrorizëm shtetëror”

RTI