RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takohet me sekretaren e Përgjithshme të Forumit Ekonomik të Vjenës

kurti-takohet-me-sekretaren-e-pergjithshme-te-forumit-ekonomik-te-vjenes

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim sekretaren e Përgjithshme të Forumit Ekonomik të Vjenës, Elena Kirtcheva, për të biseduar për hapat e mëtejmë në drejtim të avancimit të rolit të organizatës dhe për të promovuar bizneset nga Kosova si masë drejt zhvillimit ekonomik.

Në këtë takim është biseduar rreth mundësisë së avancimit të statusit të organizatës me ndihmën e Republikës së Kosovës si anëtare e VEF si dhe organizimit të forumit të radhës në Vjenë gjatë nëntorit të këtij viti.

“Gjatë takimit u bisedua rreth mundësisë së avancimit të statusit të organizatës me ndihmën e Republikës së Kosovës si anëtare e VEF si dhe organizimit të forumit të radhës në Vjenë gjatë nëntorit të këtij viti. Po ashtu, në fokus ishte edhe themelimi i zyrës së VEF në Republikën e Kosovës, e cila do dakordohet përmes një memorandum mirëkuptimi ndërmjet organizatës dhe Zyres së Kryeministrit”, thuhet në njoftimin e ekzekutivit.

Tutje theksohet se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të ngushtë me VEF dhe promovimin e bizneseve vendore me qëllim të rritjes ekonomike për dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Related posts

Kërkohet shkarkimi i të gjithë anëtarëve të OSHP-së

rezart morina

Zvicër, 5 parti politike pajtohen të kufizojnë përdorimin e Inteligjencës Artificiale përpara zgjedhjeve

rezart morina

Tunizia dërgon në Egjipt një avion me pajisje mjekësore dhe ushqime për Ga’zën

admin6