RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takohet me shefin e BE-së: Kosova, e përkushtuar të kryejë reformat e nevojshme për anëtarësim në BE

kurti-takohet-me-shefin-e-be-se:-kosova,-e-perkushtuar-te-kryeje-reformat-e-nevojshme-per-anetaresim-ne-be

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti sot ka pritur në takim shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Në komunikatë thuhet se Kurti i uroi mirëseardhje në Kosovë ambasadorit Orav dhe i ofroi bashkëpunim të afërt në avancimin e agjendës së Kosovës drejt anëtarësimit në BE.

Kurti ka thënë se Kosovë është e përkushtuar të kryejë reformat e nevojshme për anëtarësim.

“Në këtë takim të parë ndërmjet tyre, kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje në Kosovë ambasadorit Orav dhe i ofroi bashkëpunim të afërt në avancimin e agjendës së Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian. Ai theksoi se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në mesin e dhjetorit të vitit 2022, është e përkushtuar për të kryer reformat e nevojshme për anëtarësim. Plani i Rritjes së BE-së është përgjigja e duhur për të përshpejtuar reformat dhe Kosova është ndër vendet e para në rajon e cila ka dorëzuar agjendën e reformave.”- thuhet në komunikatë

“Bashkë diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së bazuar në vlerat e përbashkëta dhe avancimin e lirive themelore. Kryeministri Kurti foli për rezultatet e qeverisjes në këto gati tre vjet e gjysmë, për avancimin në indekset e demokracinë e sundimin e ligjit dhe të zhvillimit ekonomik si dhe për programet e reja sociale për nënat lehona dhe fëmijët. Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për ndihmën dhe kontributin e BE-së dhe i ofroi bashkëpunim të plotë në avancimin e agjendës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.” – thuhet më tej.

Related posts

Anija siriane që transportonte “grurë të vjedhur” ukrainas ankorohet në Liban

admin

Erdoğan falënderon votuesit jashtë vendit dhe u bën thirrje të votojnë më 28 maj

admin

Pagat me ligj të ri/ As këtë muaj nuk ka shtesa, MF dhe MPB dalin me njoftim

admin