RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takohet me Sinanin, diskutojnë për zhvillimet në Preshevë

kurti-takohet-me-sinanin,-diskutojne-per-zhvillimet-ne-presheve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryetaren e ardhshme të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Kurti e ka uruar Sinanin për fitoren bindëse, si dhe e ka përgëzuar për suksesin e arritur.

“Krahas punës që po vazhdon në njësinë zgjedhore në Leran të Preshevës, meqë aty do të ketë rivotim të enjten e javës që po vjen, Arditën tani e pret një punë tjetër e rëndësishme për ndërtimin e një koalicioni të fortë për një qeverisje të qëndrueshme e në shërbim të qytetarëve. Për këtë të fundit më njoftoi se tashmë ka filluar angazhimin e saj të plotë e të sinqertë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Tutje, i pari i ekzekutivit ka thënë se vëmendja dhe mbështetja për Preshevën do të rritet falë bashkëpunimit që do ta kenë me liderët e kësaj komune.

Related posts

“Situata në rajon e paqëndrueshme”- Presidenti Macron reagon për zhvillimet në Lindjen e Mesme, thirrje Izraelit: Izoloni Iranin që të mos përshkallëzohet konflikti

admin

Çfarë do të thotë për Kosovën fitorja e ekstremit të djathtë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian?

rezart morina

Pas vendimit të GJND-së, Netanyahu afirmon “përkushtimin e shenjtë” për të mbrojtur Izraelin

admin