RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takoi të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

kurti-takoi-te-mbijetuarat-e-dhunes-seksuale-gjate-luftes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, gjatë vizitës në organizatën joqeveritare “Medica Gjakova”.

Mbështetja për të mbijetuarat për të gëzuar të drejtat e tyre dhe destigmatizimi i dhunës seksuale, ishin në qendër të takimit të përbashkët me ish- presidenten Atifete Jahjaga dhe drejtoreshën e “Medica Gjakova”, znj. Mirlinda Sada.

Kryeministri Kurti theksoi domosdoshmërinë për përkrahjen e pakushtëzuar të familjeve dhe shoqërisë, për të luftuar stigmën e cila i përcjellë të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale.

Duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë me organizatat, për procese të drejtësisë tranzicionale që janë gjithëpërfshirëse, të përqendruara te viktimat dhe me ndjeshmëri gjinore, Kryeministri Kurti veçoi Ligjin për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, të cilin Qeveria e ka dërguar për miratim në Kuvend. Ai theksoi se gjatë muajit të ardhshëm do të dalë në konsultime publike Strategjia Kombëtare për Drejtësinë Tranzicionale.

Kryeministri tha se hetuesit dhe prokurorët që punojnë në rastet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duhet shtuar angazhimin e përbashkët në tejkalimin e pengesave drejt rritjes së numrit të dënimeve nga gjykatat në Kosovë. Ai shtoi se për këtë Qeveria ka shtuar buxhetin për të rritur kapacitetin për të trajtuar krimet e luftës, duke shtuar buxhetin për 4 prokurorë, 6 profesionistë dhe 2 përkthyes për rastet e krimeve të luftës. Ndërsa, në Policinë e Kosovës në të kaluarën, krimet e luftës janë trajtuar në sektor në kuadër të Hetimeve të Krimeve të Rënda me 19 zyrtarë, me strukturën e re të miratuar, është ngritur në nivel të Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Luftës, e cila do të ketë 41 hetues.

U bisedua për procesin e njohjes së statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe trajtimin konfidencial të informacionit nga Komisioni Qeveritar për Njohjen e Statusit të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës. U theksua se Qeveria i ka vazhduar mandatin këtij Komisioni deri në 2025, ndërsa ka dërguar në Kuvend Ligjin për vazhdimin e procesit të aplikimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Në takim u theksua angazhimi i përbashkët i institucioneve, Komisionit Qeveritar dhe organizatave të shoqërisë civile, për të krijuar hapësirë që të mbijetuarit të flasin lirshëm për rastet e dhunës seksuale të përdorur si armë lufte nga Serbia.

Related posts

Azerbajxhani aplikon për anëtarësim në BRICS

RTI

Jep dorëheqje presidenti i BBC-së pasi kishte ndihmuar Boris Johnsonin rreth një kredie

admin

FOTO/ Atentati ndaj Donald Trump, autoritetet gjejnë detonator dhe bateri në tarracën ku 20-vjeçari kreu sulmin. Ja çfarë është zbuluar në makinën dhe celularin e tij

admin