RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti udhëton drejt Sllovenisë, merr pjesë në Forumin e Bledit së bashku me Ramën dhe liderët e tjerë të rajonit

kurti-udheton-drejt-sllovenise,-merr-pjese-ne-forumin-e-bledit-se-bashku-me-ramen-dhe-lideret-e-tjere-te-rajonit

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Slloveni për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit “BSF 2023”, ku pritet të diskutohet për zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit, Kurti do të jetë pjesë e panelit të diskutimit së bashku me liderë të rajonit.

“Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në këtë forum, ai sonte do të marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob, ndërkaq të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale”, thuhet në njoftim.

Në këtë forum dyditor do të marrë pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, ku do të jetë edhe përballja e parë mes Ramës dhe Kurtit pas debateve në distancë gjatë muajve të fundit, që pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive më 14 qershor në Gjakovë.

Nga rajoni, do të marrë pjesë po ashtu kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Pjesë e kësaj konference do të jenë edhe i dërguari special i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Konferenca është një mbledhje e pjesëmarrësve nga fusha të ndryshme duke shkëmbyer pikëpamje dhe ide për të adresuar sfidat e tanishme dhe sfidat e së ardhmes.

Forumi Strategjik i Bledit, ka për qëllim promovimin e një dialogu strategjik të nivelit të lartë ndërmjet liderëve nga sektorët privatë dhe publikë, në çështjet kyçe me të cilat përballet Evropa në shekullin e XXI-të.

Related posts

Erdoğan: Jemi shumë para, si në presidenciale, ashtu edhe në parlamentare

rezart morina

Konjufca: Në vend që të gjykohej Serbia po gjykohet UÇK-ja

rezart morina

Netanyahu ripërsërit akuzat ndaj SHBA-ve: Nuk po na furnizojnë me armatime

admin