Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në Varshavë të Polonisë, ku së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të marrë pjesë në Forumin e Varshavës për Sigurisë 2024 (WSF 2024).
Kryeministria bënë të ditur se në kuadër të Forumit, i pari i ekzekutivit kosovar sot do të mbajë një fjalim mbi temën “Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”.
Sipas njoftimit, gjatë qëndrimit në Varshavë dhe pjesëmarrjes në Forum, ai do të zhvillojë takime bilaterale, si dhe do të mirëpritet nga pjesëtarë të mërgatës sonë në Poloni.
The post Kurti udhëton për në Poloni, merr pjesë në Forumin e Varshavës për Siguri first appeared on Radio Televizioni Iliria.