RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti uron Starmer thotë se pret bashkëpunim me kryeministrin e ri britanik

kurti-uron-starmer-thote-se-pret-bashkepunim-me-kryeministrin-e-ri-britanik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Keir Stamer partia e të cilit doli fituese e zgjedhjeve kombëtare në Britaninë e Madhe.

Starmer do të jetë kryeministri i ri i Britanisë, ndërsa Kurti duke e cilësuar fitoren e tij si dërrmuese dhe historike ka thënë se pret që të ketë bashkëpunim.

“Urime për Keir Starmer në fitoren dërrmuese historike mbrëmjen e kaluar. Ju dëshirojmë gjithë të mirat në udhëheqjen e vendit dhe presim bashkëpunim”, ka shkruar Kurti në X.

Partia Laburiste ka siguruar shumicë të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare të Britanisë, duke i dhënë fund kështu udhëheqjes së Britanisë nga Konservatorët që nga viti 2010.

Related posts

Osmani sot në Mal të Zi

rezart morina

Osmani takon Zelenskyn: Fitorja e Ukrainës, fitore kundër atyre që tentojnë të destabilizojnë Ballkanin

admin6

Emërohet Bordi i Drejtorëve në “Trainkos”

admin6