Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbërmë ka pritur në takim përfaqësuesin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Kështu ka bërë të ditur, Kurti përmes një postimi në Twitter, teksa ka njoftuar se në takim kanë biseduar për ngjarjet e fundit në veri të vendit, teksa ka thënë se vendosja e Policisë së Kosovës kishte qëllim vetëm ruajtjen e sundimit të ligjit, raporton teve1.info
Kurti po ashtu është shprehur i gatshëm për bisedime të nivelit të lartë me ndërmjetësimin e BE-së.
“Patëm një takim natën vonë me Stuart Peach për të diskutuar më të fundit mbi veriun. Deklarova se qëllimi i vendosjes së policisë ishte vetëm ruajtja e sundimit të ligjit. Ritheksova gatishmërinë time për bisedime të nivelit të lartë nën lehtësimin e BE-së. Falënderova gjithashtu Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e tyre”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Në këtë takim ka qenë prezent edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.