Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka folur për vizitën e djeshme në veri të Kosovës.
Ai tha se këto vizita nuk janë kundër askujt.
Kryeministri shtoi se për t’i flakur këto paragjykime dhe për t’i kuptuar sesa anash janë lënë qytetarët atje, ne po i bëjmë këto vizita që janë vizita pune.
Kurti tutje foli edhe për mbylljen e komunave paralele në veri që ndodhën muajin e kaluar.
“Në fund të muajit të kaluar pas raportimeve dhe dëshmive të konfirmuara se në komunat veriore po funksionojnë komunat paralele të Serbisë në hapësira të uzurpuara dhe po zhvillojnë veprimtari ilegale institucionet tona të sigurisë kishin ndërmarrë veprime ligjore për mbylljen e tyre. Kjo ka mundësuar që pastaj të ofrojmë shërbime të ligjshme”, tha Kurti.
Ai shtoi se në ato objekte do të funksionalizohen: Njësia e Patentë Shoferëve, Qendra për Punë Sociale dhe Shërbime të Mirëqenies Sociale, Shërbimi për Regjistrimin e Automjeteve, dhe shërbime të tjera të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Industrisë dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. Telegrafi
The post Kurti: Vizitat tona në veri nuk janë kundër askujt, por për mirëqenien e qytetarëve first appeared on Radio Televizioni Iliria.