RTV AHIRETI
Lajme

Kurti viziton BIK-un: Nuk ka ditë më të përshtatshme për ta uruar këtë ditë se festa e Kurban Bajramit

kurti-viziton-bik-un:-nuk-ka-dite-me-te-pershtatshme-per-ta-uruar-kete-dite-se-festa-e-kurban-bajramit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeverisës, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.

Nga aty, Kurti u shpreh tejet falënderues ndaj bashkëpunimit e angazhimit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe ndaj myftiut Tërnava gjithashtu.

Kryeministri Kurti gjithashtu zbuloi se do shkojë për “të bërë Bajram me policët e liruar nga Serbia” pasi myftiu e përgëzoi dhe e uroi për lirimin e tyre.

“Erdhëm për t’ju falënderuar për rolin qe vetë BIK-u dhe myftiu si udhëheqës e ka luajtur ne vazhdimësi dhe për t’i uruar për Bajram. Të mirat duke u ndarë shtohen, pasi duke u ndarë bëhen të mira për të gjithë. Nuk ka ditë më të përshtatshme për ta uruar këtë ditë se festa e Kurban Bajramit”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti gjithashtu zbuloi se do shkojë për “të bërë Bajram me policët e liruar nga Serbia” pasi myftiu e përgëzoi dhe e uroi për lirimin e tyre.

Related posts

SBASHK-u publikon rezultatet e votimit të mësimdhënësve për pezullimin e grevës

admin

15 vjet nga kapja e “Kasapit të Bosnjës” Radovan Karaxhiq

admin

Hulumtim: Shumica e gjermanëve nuk janë në anën e Izraelit

admin