RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Vuçiq po pretendon rrejshëm se shqiptarët do të mblidhen tek Ura e Ibrit

kurti:-vuciq-po-pretendon-rrejshem-se-shqiptaret-do-te-mblidhen-tek-ura-e-ibrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po mundohet të krijojë atmosferë frike dhe të shkaktojë reagim nga KFOR-i me akuza të rreme, se shqiptarët nesër do të mblidhen në Urën e Ibrit.

Kurti ka thënë se akuzat e rreme si këto të fundit nga Vuçiqi janë pararendëse e një sulmi të planifikuar nga Serbia.

“Me pretendimet e rreme se shqiptarët do të marshojnë mbi urë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq synon të krijojë atmosferë frike dhe të shkaktojë reagim nga KFOR-i në Mitrovicë, duke kërcënuar se nëse ata nuk përgjigjen, Serbia do ta bëjë. Asnjë shqiptar nuk po marshon mbi urë, siç pretendon ai rrejshëm. Të gjitha planet për hapjen e urës kanë synuar të nxisin ndërveprimin paqësor midis dy komuniteteve. Megjithatë, këto akuza të rreme shpesh janë pararendëse e një sulmi të planifikuar nga Serbia. Për sigurinë e të gjithëve, ata nuk duhet dhe nuk do të lejohen të hyjnë në territorin tonë”, ka shkruar Kurti në X.

Related posts

Hovenier me postim përshëndetës për Escobarin: U përkushtua të avancojë vizionin për një Kosovë të sigurt dhe demokratike

RTI

Polonia e akuzon Gjermaninë se po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet e saj parlamentare

admin

Afrikë e Jugut, Johannesburgu për herë të parë me kryebashkiak musliman

admin