RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kush është serbi nga Prishtina që mund t’ia merr Vuçiqit Beogradin në zgjedhjet e 2 qershorit

kush-eshte-serbi-nga-prishtina-qe-mund-t’ia-merr-vuciqit-beogradin-ne-zgjedhjet-e-2-qershorit

Savo Manojlloviq, drejtor i fushatës “Nisu kah unë”, do të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet lokale në Beograd që do të mbahen më 2 qershor.

Manojlloviq ka precizuar se kjo lëvizje në zgjedhjet e Beogradit do të jetë si lëvizje e pavarur – dhe se në ditët në vijim do të merret vendimi nëse do të garojnë edhe në ndonjë tjetër qytet – përveq Beogradit, transmeton Telegrafi.

Por kush është Savo Manojlloviq? Ai ka lindur në Prishtinë në vitin 1986. Në biografinë e tij, thekson se ka diplomuar në fakultetin juridik në universitetin e Beogradit në vitin 2008.

Gjatë vitit 2021, organizoi bllokada dhe protesta në Beograd kundër propozimit për ndryshimin e Ligjit për Referendum dhe Iniciativës Popullore, Ligjit për Shpronësimin.

Manojlloviq synon t’ia merr pushtetin partisë së Aleksandar Vuçiqit në Beograd, qytet ky që u raportua për parregullsi të mëdha.

Lidhur me këto parregullsi reaguan edhe organizatat më të mëdha ndërkombëtare, që kërkuan përsëritjen e tyre.

Related posts

Maqedonci tregon arsyen e mos ekspozimit të mjeteve të rënda

rezart morina

Clinton mbërrin në Shqipëri, pritet nga Rama

admin

Kuvajti shpërndan parlamentin, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

admin