RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

Kushtet e rënda në Onkologji, pacientët letër MSH-së dhe Bordit

kushtet-e-renda-ne-onkologji,-pacientet-leter-msh-se-dhe-bordit

Pacientët të cilët i janë nënshtruar kimioterapisë në Repartin e Onkologjisë po përballen me vështirësi për shkak siç thonë kushteve të rënda, si rrjedhojë e mungesës së stafit teknik, hapësirës së pamjaftueshme, kushteve higjienike sanitare të vështira gjatë marrjes së terapisë, si dhe mungesën e disa barnave në këtë institucion.

Ata përmes një letre i kanë kërkuar ministrit të Shëndetësisë dhe Bordit drejtues të ShSKUK-së që të merren me përmirësimin e këtyre kushteve dhe njëkohësisht i ftojnë që të vizitojnë këtë repart në mënyrë që të binden me kushtet e rënda aty, raporton Telegrafi.

Në letrën që i janë drejtuar personave përgjegjës e që pritet t’i dërgohet ministrit të Shëndetësisë dhe Bordit drejtues thuhet se nëse nuk i ndërmarrin veprimet e nevojshme për përmbushjen e kërkesave, pacientët që janë nënshkruar në letër do të ndërmarrin veprime radikale, deri në vet-mbyllje në repartin onkologjik.

“Pacientët të cilët i janë nënshtruar kimioterapisë në Repartin e Onkologjisë po përballen me vështirësi për shkak të kushteve tejet të rënda, si rezultat i mungesës së stafit teknik, hapësirës së pamjaftueshme, kushteve higjienike sanitare të vështira gjatë marrjes së terapisë, si dhe mungesën e disa barnave në këtë institucion.

Ndaj me urgjencë, kërkojmë që brenda 15 ditëve të evitohen vështirësitë”, thuhet në letër, raporton Telegrafi.

“Në rast se nuk i ndërmerrni veprimet për përmbushjen e kërkesave tona, ne pacientët e poshtëshënuar do të ndërmarrim veprime radikale, madje deri në vet-mbyllje në repartin onkologjik deri në përmbushjen e kërkesave”, thuhet më tej.

Më tej thuhet se letra me kërkesa do të afishohet në hyrje të repartit onkologjik dhe nga personat përgjegjës në repart do t’u dërgohet palëve.

Për shkak të privatësisë, Telegrafi nuk ka publikuar listën e personave (pacientëve) me nënshkrime, të cilët kërkojnë përmirësimin e kushteve në Repartin e Onkolgjisë.

Related posts

Kosova dhe Maqedonia e Veriut pritet të kenë rritje më të lartë ekonomike se viti paraprak në rajon

admin

Dodik vazhdon me avazin e vjetër, nderon Putinin me “medaljen e nderit”

admin

Rrëzohet kërkesa e mbrojtjes së Thaçit për zëvendësimin e gjykatësit Guillou

admin