RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kushtetuesja refuzon kërkesën për pezullimin e zbatimit të Rregullores së BQK’së që ndalon dinarin

kushtetuesja-refuzon-kerkesen-per-pezullimin-e-zbatimit-te-rregullores-se-bqk’se-qe-ndalon-dinarin

Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë kërkesën për caktim të masës së përkohshme, përkatësisht pezullimin e zbatimit të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që e ndalon përdorimin e dinarit.

Kushtetuesja e ka shpallur të papranueshme kërkesën e Vasilje Arsiç, për shkak të mosshterimit të mjeteve juridike.

“Gjykata, njëzëri, konstatoi që: (i) kërkesa të shpallet e papranueshme për shkak të mosshterimit të mjeteve juridike të përcaktuara me ligj; dhe rrjedhimisht (ii) të refuzohet kërkesa për caktim të masës së përkohshme, përkatësisht pezullimin e zbatimit të Rregullores së lartcekur të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Sipas sqarimeve të dhëna në Aktvendimin për papranueshmëri, rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me miratimin e Rregullores për Operacionet me Para të Gatshme nga Bordi I Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, sipas nenit 35 (Valuta euro) të së cilës, është përcaktuar që (i) valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme në kuptim të nenit 11 [Valuta] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neneve 16 (Emetimi i valutës), 17 (Këmbimi i kartëmonedhave dhe monedhave të euros) dhe 18 (Kartëmonedhat dhe monedhat e euros të dëmtuara) të Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës; dhe (ii) Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është autoriteti i vetëm monetar që mund të vendosë për denominimet e lejuara të valutës euro për qarkullim në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që parasheh që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa, ka hyrë në fuqi më 1 shkurt të këtij viti

Related posts

A do të ketë masa të reja pas rritjes së rasteve me COVID?

admin

“Nuk kam parë kurrë një nivel të tillë vd’ekjeje dhe shkatërrimi siç po shohim në Ga’za”, thotë shefi i OKB-së

admin

Kina ndalon përdorimin zyrtar të markave të huaja, duke përfshirë iPhone

admin