Kuvajti ka refuzuar me forcë urdhrin e Izraelit për evakuimin e detyruar për banorët palestinezë në zonën veriore të Gazës.
Deklarata e Ministrisë së Jashtme të Kuvajtit vjen pasi shumë palestinezë në veri të Gazës përpiqen të largohen nga shtëpitë e tyre në pritje të një pushtimi të mundshëm tokësor izraelit.
Megjithatë, ata që ikin përballen me rreziqe ndërsa Izraeli vazhdon të kryejë sulme ajrore në rajon, me raporte për viktima civile nga sulmet ajrore izraelite mbi autokolonat që shkojnë në jug. /mesazhi