Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 77 vota pro dhe 22 kundër zgjodhi Qeverinë e re të udhëhequr nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, raporton Anadolu.
Sipas ligjeve, për të zgjedhur Qeverinë e re nevojiten votat pro të shumicës së numrit të përgjithshëm të deputetëve, pra të paktën 61 nga gjithsej 120 deputetë.
Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca plenare nisi dje dhe debati mund të zgjaste maksimumi dy ditë.
Në përfundim e sipër të debatit, deputetët opozitarë nga “Fronti Europian”, i cili fitoi 18 mandate, u larguan nga seanca dhe nuk morën pjesë në votim, duke akuzuar qeverinë e re se nuk ka legjitimitetin e pakicave etnike.
Partia më e madhe opozitare, LSDM, kryesisht kritikoi se premtimet parazgjedhore nuk janë përfshirë në programin e qeverisë, por edhe se qeveria e re mund të dëmtojë pozitën ndërkombëtare të vendit duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare të arritura me vendet fqinje.
Kryeministri i sapozgjedhur, në fjalën e tij para deputetëve pak para votimit, falënderoi të gjithë deputetët për kritikat e tyre, duke shtuar se qytetarët janë ngopur me akuzat ndërpolitike.
The post Kuvendi i Maqedonisë së Veriut zgjodhi Qeverinë e re të udhëhequr nga Hristijan Mickoski first appeared on Radio Televizioni Iliria.