RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kuvendi i Mitrovicës vendos ta hapë për qarkullim urën mbi lumin Ibër

kuvendi-i-mitrovices-vendos-ta-hape-per-qarkullim-uren-mbi-lumin-iber

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut të premten ka vendosur për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve dhe lëvizje të lirë.

Kryesuesi i Kuvendit, Nedzat Ugljanin, ka thënë për KOHËN se po e kërkojnë të rikthehet diçka që ka ekzistuar 20 vjet më parë, asgjë më shumë. Ka shtuar se vendimi do t’u dërgohet strukturave të sigurisë për ta siguruar zbatimin e tij.

“Po, sipas ligjshmërisë dhe propozimit të Aida Ferati-Doli që ka kërkuar në kuadër të kuvendit me hy në rend dite ky vendim, është parashtruar si kërkesë dhe ne kemi vendosë për qarkullimin e lirë të automjeteve në hapësirën nga ura. Kjo nuk varet nga kuvendi, por strukturave për siguri, MPB-së, Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it”, ka thënë ai.

Ugljanin ka thënë se është pritur një vendim i tillë, pasi “edhe bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar rivitalizimin e urës”.

13 asamblistë kanë votuar pro vendimit, një ka abstenuar dhe një kundër.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i serbëve të Kosovës, ka thënë Ugljanin.

“Menjëherë kanë reaguar negativisht. E kemi pritë se do të ndodhë pas këtij vendimi. Do të vinë edhe vendime të tjera, sepse ne vetëm po kërkojmë atë që ka qenë, para 20 vjetësh, po kërkojmë vetëm atë që ka qenë para 20 vjetëve”, ka deklaruar ai.

Lista Serbe: Vendimi për hapjen e urës do të ketë pasoja të mëdha për paqen dhe sigurinë

Ndërkohë, Lista Serbe ka reaguar në Facebook duke pretenduar se ky vendim shkel marrëveshjet e Brukselit e se “kërcënon paqen në zonë”. Madje kanë dhënë edhe një paralajmërim.

“Duam të paralajmërojmë se hapja eventuale e urës padyshim që do të sjellë incidente në këtë zonë, gjë që duket se është edhe synimi i Prishtinës”.

Lista Serbe e ka quajtur të paligjshëm vendimin duke theksuar se ai “do të ketë pasoja të mëdha për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën në këto zona”.

“Kërkojmë që KFOR-i, EULEX-i dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare urgjentisht të pengojnë zbatimin e këtij vendimi, t’i japin hapësirë ​​për zgjidhjen e çështjeve të hapura në dialog dhe në këtë mënyrë të ruajnë paqen në këto fusha. Parandalimi i lëvizjeve të tilla nga ana e Prishtinës dhe këshilltarëve të Kurtit do të ishte në përputhje me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për të ndaluar të gjitha veprimet që cenojnë procesin e dialogut”, ka thënë Lista Serbe.

Related posts

Mediat iz’raelite: 70 ra’keta të lëshuara në veri të Iz’raelit nga Libani në një ditë

RTI

Suedia në pritje të qeverisë, pritet pozicionimi i ekstremistëve të demokratëve

admin

Ushtarët izraelitë vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor

admin