RTV AHIRETI
Lajme

Kuvendi i Shqipërisë voton projektdeklaratën, i kërkon Greqisë heqjen e ligjit të luftës

kuvendi-i-shqiperise-voton-projektdeklaraten,-i-kerkon-greqise-heqjen-e-ligjit-te-luftes

Me 96 vota pro miratohet projektdeklarata e Shpëtim Idrizit që i kërkon Greqisë heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë.

Idrizi, shpjegoi në Kuvend se pse duhet bërë një deklaratë për heqjen e ligjit të luftës që Greqia mban me Shqipërinë që nga viti 1940.

“Mbajtja e këtij ligji është fyerje për dinjitetin dhe sovranitetin tonë. I takon këtij Parlamenti që të tregojë se Shqipëria është vend paqedashës dhe i pavarur. Kjo deklaratë kërkon zyrtarisht nga Parlamenti i Greqisë heqjen e ligjit të luftës dhe pasojave juridike e pronësore. Ky ligj absurd ngjan me ato minat e fshehura dhe të ndryshkura të Luftës së Dytë Botërore, që nga pakujdesia mund të shpërthejnë çdo moment. Prandaj duhet çaktivizuar”, shtoi Idrizi. /Telegrafi/

The post Kuvendi i Shqipërisë voton projektdeklaratën, i kërkon Greqisë heqjen e ligjit të luftës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

“1 milion italianë pritet të jenë mbi 90 vjeç në 3 vitet e ardhshme”

RTI

Bislimi e Petkoviç në Bruksel për “zbatimin urgjent” të marrëveshjes Kosovë-Serbi

admin

Rreth 500 kërkesa për amnisti, Vjosa Osmani me “dorë të hekurt”, nuk fal asnjë të burgosur

admin