Kuvendi i Kosovës përmes një seancë të re të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje ka miratuar sot në lexim të parë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mjekësinë Ligjore.
Në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë deputetët e partive opozitare.
Kuvendi nuk e ka miratuar raportin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021.
Po ashtu, mazhoranca e ka votuar raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021.
Në këtë seancë të re të Kuvendit, 60 deputetët e pozitës të pranishëm në sallë kanë votuar edhe raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021.
Me 3 abstenime dhe 58 vota pro Kuvendi ka miratuar edhe Rekomandimet lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Gjithashtu, Mazhoranca ka votuar pro edhe rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Komunikimet Elektronike.