Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar kundër Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk pati kuorum për votimin e kësaj pike dhe ajo është shtyrë për seancën tjetër.
“Nuk kem i mundësi ta trajtojmë çështjen më tutje, amendamenti 4 qe t’i trajtojmë amendamentet tjera mbetet për një seancë tjetër edhe kjo”, ka thënë Konjufca.
Kjo pikë e rendit të ditës është kundërshtuar edhe në seancat e kaluara nga disa deputetë të shumicës parlamentare dhe opozitës.