RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ky lloj orizi është më i shëndetshëm dhe ja arsyet pse

ky-lloj-orizi-eshte-me-i-shendetshem-dhe-ja-arsyet-pse

Orizi është një përbërës kryesor i shumë recetave në kuzhinat tonë, pasi mund të përdoret në çdo vakt, madje edhe në ëmbëlsira të ndryshme.

Mes shumëllojshmërisë së orizit që gjeni në supermarkete, me siguri që dora ju shkon te orizi i bardhë. Por, duket se disa varietete të tij janë më të pëlqyeshme për vlerat ushqimore dhe përfitimet që sjellin në shëndetin e njerëzve.

Cili lloj orizi është më i shëndetshëm?

Pavarësisht nga lloji i orizit që zgjidhni, jini të sigurt se ky është një ushqim i shëndetshëm në pjatën tuaj. Të gjitha llojet e orizit kanë karbohidrate, proteina, fibra, anti-oksidantë dhe më shumë se 15 vitamina dhe minerale.

Shumë varietete orizi janë drithëra të plota, që do të thotë se ato përmbajnë të gjitha pjesët e drithit dhe ushqimin brenda tyre. Nga ana tjetër, orizi i bardhë ka vetëm një pjesë nga ajo e brendshme e drithit, kështu që ka më pak proteina dhe fibra sesa varietetet me drithëra të plota. Për këtë arsye, zgjedhja më e shëndetshme është: orizi kaf.

Një filxhan i gatuar me oriz kaf ka:

-248 kalori

-5.5 gramë proteina

-2 gramë yndyrë

-52 gramë yndyrë

-3 gramë fibra (11% vlera ditore)

Orizi kaf meriton vendin e parë për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave dhe proteinave. Fibra luan rol në rregullimin e niveleve të urisë dhe reduktimin e kolesterolit, ndërsa proteinat janë thelbësore për ndërtimin e muskujve dhe kontrollin e oreksit.

Hulumtimet tregojnë se njerëzit që hanë oriz kaf në vend të orizit të bardhë kanë më pak rrezik që të preken nga diabeti i tipit 2 dhe kjo falë vitaminave, fibrave dhe mineraleve që gjenden brenda kokrrave të tij.

Ndaj, në gatimin e radhës nëse vendosni të shtoni oriz, zgjidhni atë kaf për vetë vlerat dhe përfitimet që i sjell trupit dhe organizmit tuaj.

Related posts

E qeshura, terapi për mendjen dhe trupin

rezart morina

Rreziqet e testosteronit të ulët: diabeti i tipit 2, depresioni dhe demenca

rezart morina

Pastroni toksinat me ujë dhe rrush të thatë

rezart morina